Dhuna pushton Moskën

12/12/2010 15:45

Moska u perball me skena me pazakonta dhune kur mijëra tifozë të egërsuar u përleshen me forcat e sigurise gjate nje tubimi te paligjshem me kryeqytetin rus.

Tifozet ishin mbledhur per te nderuar njerin prej tyre, nje mbeshtetes te Spartakut te Moskes qe humbi jeten ne nje zenke te henen e kaluar.

Te mbledhur ne hijen e Kremlinit, disa prej tyre nisen te hedhin sllogane nacionaliste. Policia mberriti shume shpejt, rrethoi te gjithe zonen e u perpoq ta bindte turmen te shperndahej, por situata mori per keq.

Zemerimi i tifozeve ishte perqendruar tek kalimtaret nga Kaukazi, duke qene se ne lidhje me vrasjen jane ndaluar disa persona nga ky rajon. Mediat vendase flasin per nje numer te madh te plagosurish, disa prej tyre rende. Mes te lenduarve eshte edhe nje kameraman i nje televizioni rus. 65 vete kane perfunduar ne pranga. Protestat e nje shkalle jo te gjere jane nje fenomen gati i zakonte per Mosken, por trazira te tilla kaq prane Kremlinit nuk para kane ndodhur ne kryeqytetin rus.  

Top Channel