Afganistan, vriten 6 ushtarë të NATO-s

12/12/2010 18:10

6 ushtare të NATO-s janë vrarë në Afganistan gjatë një sulmi të talebanëve në rajonet qëndrore të vendit.

Detaje mbi kombesine e viktimave nuk jane dhene ende, por ne kete zone operojne me se shumti trupat Amerikane te angazhuara ne nje ofensive kunder militanteve qe kane aty dy bastione te tyre. Bilanci i vdekjeve eshte me i rendi i regjistruar prej nje sulmi te vetem qe nga fundi i nentorit, kur nje polic vendas, qe kishte kaluar ne anen e talebaneve, vrau gjithashtu 6 ushtare te huaj.

Episodi, nje nga me te pergjakshmit per NATO-n qe prej fillimit te operacioneve ne 2001-shin, e con keshtu ne mbi 690 numrin e ushtareve te huaj te vrare kete vit ne Afganistan. Kjo e ben 2010-ten vitin me bilancin me te rende te humbjeve per forcat e koalicionit gjate 9 viteve te konfliktit.

Top Channel