Putin këndon në mbrëmjen e bamirësisë

11/12/2010 14:45

Vladimir Putin i ka rënë pianos duke luajtur një melodi patriotike, si dhe dhe ka kënduar fragmente të këngës amerikane “Kodra e Boronicës”.

Performancën e tij artistike kryeministri rus e ka bërë gjatë një mbrëmjeje bamirësie të mbajtur ditën e djeshme në Shën Pietërburg.

Lajmin e ka bërë të ditur ëeb site i qeverisë ruse, në të cilin thuhet se në mbrëmje kanë qenë të pranishëm edhe aktorët Sharone Stone, Mickey Rourke, Monica Bellucci dhe Ornella Muti.

Kjo e fundit ishte ulur në të njëjtën tavolinë me Putin, përformanca e të cilit ka ngjallur entuziazëm tek publiku.

Top Channel