Tërmet i fuqishëm në Japoni, të paktën 50 të plagosur dhe mijëra pa energji elektrike, disa persona mbeten të bllokuar brenda qendrës tregtare
Policia londineze ka refuzuar akuzat se një problem në komunikimin mes agjentëve coi në sulmin ndaj makinës ku po udhëtonin princi i Uellsit dhe dukesha e Kornuellit, gjatë protestave të studentëve pak ditë më parë.
Është raportuar se policët që po ruanin makinën e ciftit po përdornin një frekuencë tjetër nga ajo e policëve që po mbikëqyrnin protestën e studentëve në Londër.
Por Scotland Yard insiston se dy grupet kanë qenë në kontakt dhe se ata mund të kenë përdorur telefonat celularë ose e-mail për të komunikuar. Një hetim i gjerë mbi trazirat e shkaktuara nga studentët ka nisur.
Makina ku ndodhej princi Carl dhe bashkëshortja e tij u lye me bojë dhe një nga xhamat e dritares u kris gjatë protestave kundër rritjes së taksave universitare.
Top Channel