Merkel: Nëse bie euro, bie Europa

10/12/2010 16:00

“Nëse dështon euro, dështon Evropa”. Kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë për shtyp të përbashkët me presidentin francez, Nicolas Sarkozy.

“Duhet të bëjmë të përgjegjshme shtetet”, shtoi ajo duke iu referuar propozimit të Eurobondit.

Në lidhje me këtë propozim, Merkel ka saktësuar se “nuk duhet të jetë ndarja e rrezikut e shtrirë për të gjitha vendet”.

Dy liderët kanë ndërhyrë mbi situatën ekonomike në Europë duke përfituar nga samiti mes Gjermanisë dhe Francës që po zhvillohet në Freiburg.

Top Channel