Koreja e Veriut kërcënon me sulme bërthamore

10/12/2010 15:25

Tension i lartë mes dy Koreve. Koreja e Veriut ka lajmëruar se do të përdorë fuqinë e saj bërthamore për t’u mbrojtur në rast sulmi.

Këto deklarata janë bërë në një intervistë për agjencinë ruse “Interfax”, nga ministri i Jashtëm koreanoverior, Pak Ui Chun.

“Jemi të bindur për drejtësinë e zgjedhjes sonë në favor të një politike të përforcimit universal të potencialit tonë mbrojtës”, ka shtuar Pak.

“Ne bësojmë se derisa SHBA-të dhe Koreja e Jugut nuk do të bëjnë më politikën e tyre armiqësore ndaj Republikës Demokratike Popullore të Koresë, do të jetë e pamundur të hiqen tensionet nga gadishulli korean”, shtoi ministri i Penianit.

Top Channel