Edhe Zuckerberg në klubin e bujarëve

10/12/2010 15:45

Pas Bill Gates dhe Warren Buffett, edhe Mark Zuckerberg, 26 vjeç, themeluesi i FB, ka aderuar në “klubin e bamirësve miliarderë” që do të japin për bamirësi një pjesë të pasurisë së tyre.

Natyrisht jo menjëherë dhe jo të gjithën. Në këtë iniciativë bëjnë pjesë 57 nga të pasurit e Amerikës.

Pak interes ka në fakt për super të pasurit kinezë dhe ata evropianë.

Pasuria personale e Zuckerberg vlerësohet sot në 6,9 miliardë dollarë, ekuivalente me rreth 5,2 miliardë euro.

50% e kësaj shume do të shkojë për bamirësi, gjatë jetës ose pas vdekjes. Themeluesi i rrjetit social më të populluar të web-it është bindur nga Bill Gates e Warren Buffet për të firmosur për projektin.

“Nuk dua të presë derisa të jem plak për të rikthyer diçka”, ka theksuar 26 vjeçari.

Top Channel