Cmimi Nobel për Paqen, Xiaobo mungon

10/12/2010 16:40

Një karrige është bosh në sallen e ndarjes se cmimit Nobel per Paqen në sallen e Bashkise se Oslos, në Norvegjise. Liu Xiaobo eshte i vetmi qe s’do te mund ta marre kete cmim e ta ndaje gezimin me të pranishmit.

Sot disidenti kinez ndodhet ne nje burg ne veri-lindje te Kines. Presidenti i Komitetit te Cmimit Nobel Torbjorn Jagland tha se gjithnje eshte besuar se ekziston nje lidhje mes te drejtave te njeriut dhe paqes”.

Pati dy duartrokitje dhe brohoritje te gjata nga audienca gjate fjales se tij. Se pari kur krahasoi revolten me protesten per cmimet Nobel qe iu dorezuan; kryepeshkopit afrikano-jugor Desmond Tutu dhe udheheqeses pro demokracise te Mianmarit,Aung San Su Ki. Nje brohoritje e gjate shoqeroi kerkesen per lirimin e shpejte te disidentit kinez.  “Liu na kujton Nelson Mandelen- tha Jagland”.

Pas mungeses se disidentit apo te njerit prej familjareve te tij nuk do te kishte nje dorezim zyrtar te cmimit dhe cekut prej 1.5 milione dollaresh.  Komiteti parashikoi vetem fjalimin e Jagland, leximin e nje mesazhi te Liut nga aktorja Liv Ulman dhe kengen e korit. Per presidentin amerikan, Barak Obama, disidenti kinez Liu Xiaobo e meriton me shume se ai cmimin per Paqen.

Ndërsa në Pekin dhjetera police po ruajne banesen e tij. E shoqja, Liu Xia eshte ne arrest shtepie. Kina ndermori nje fushate për të diskredituar Cmimin, javet e fundit. OKB tha se autoritetet kineze burgosen 20 aktiviste ne prag te ceremonise. Mbi 50 vende të ftuar në ceremonine në Oslo, ose nje e treta nuk moren pjese perfshire Rusine, Arabine Saudite dhe Pakistanin, shume prej tyre pas presionit te Pekinit.

Serbia, nje aleate e Kines- qe me pare konfirmoi mospjesemarrjen – vendosi te dergoi nje perfaqesues pas presioneve te Bashkimit Europian, partive politike dhe shoqerise civile.

Top Channel