Perveçse dy data me një javë diferencë, në perceptimin e përgjithshëm, shumë pak detaje dallojnë Vitin e Ri nga Krishtlindjet

Sigurisht që për të kuptuar diçka rreth preferencave, tendecave që kanë këto festa ndaj njëra-tjetrës iu drejtuam ekspertëve të ditëve të shënuara. Hapësirat akomoduese, restorantet më të njohura dhe bizneset e dhuratave na ndihmuan në kërkimin tonë, ja se ç’po ndodh në një prej hoteleve të njohura të Tiranës.

“Kjo periudhë është shumë energjike. Ka interesim si për Krishtlindjet, ashtu edhe për Vitin e Ri”, shprehet menaxheri I hotelit.

Por si dallojnë mënyra e festimit të krishlindjeve me natën e Vitit të Ri?

“Për Vitin e Ri njerëzit preferojnë muzikën live, duan këngëtarë të njohur që të mbajnë gjallë atë natë. Në Krishtlindje preferohet DJ”, shton menaxheri.

Ndoshta jo një traditë, por Krishtlindja nën moton tashmë klasike “rroftë sebepi” po fiton hapësirë: “Po vjen duke u rritur kërkesa për prenotime natën e Krishtlindjeve, rreth 30% më tepër.”

Një tjetër aspekt i këndshëm janë lodrat për fëmijët dhe dhuratat që shkëmbehen në këto data, një administratore me eksperiencë nuk mund veçse të gëzohet nga shtimi i festive.

“Krishtlindja dhe Viti i Ri tashmë janë pothuajse të barabarta përsa i përket shitjeve”, thekson shitësja.

Deri tani ama e kemi diskutuar këtë problem me ekspertë vendas, por kush më mirë se një italian mund të shquajë dallimet, e sa mirë do të ishte sikur ky person të ishte shef kuzhine.

“Shqiptarët për Krishlindje hanë menu të zakonshme të restorantit, ndërsa për Vit të Ri është klasiku gjel me përshesh plus bakllava dhe ajo që ne u këshillojmë”, shprehet një guzhinier italian.

Por si paraqitet situata tek fqinji ynë me traditë Krishtlindjesh: “Në Itali primare janë Krishtlindjet të cilat festohen me familjen. Pjatë kryesore është peshku dhe frutat e detit gjë që vlen edhe për datën 31.”

Ndoshta deri para pak vitesh Krishtlindja ishte e pallogaritshme, por së fundmi nuk mund të mos shqetësohesh edhe për shpenzimet e asaj nate.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA