Neurologet: Mos neglizhoni dhimbjet e kokës

08/12/2010 16:30

Të gjithë kemi provuar dhimbjen e kokes, madje shpesh edhe e kemi neglizhuar ate.

Por mjeket neurologe u bejne apel qytetareve te mos e neglizhojne dhimbjen e kokes sidomos kur ajo eshte e forte apo e jo e zakonte. Sipas mjekeve neurologe cdo lloj dhimbje e kokes ka nje shpjegim, por kur ajo eshte e forte mund te shkaktoje hemoragji ne cipen e trurit, qe ne ne gjuhen e mjekeve quhet hemoragjia subaraknoidale.

Kjo semundje, e cila prek 10 nder 100 shqiptare ka te beje me carjen e eneve te gjakut ne siperfqen e trurit.

“Faktorët janë të shumtë po zakonisht dhimbjet shfaqen në moshën active nga 40 deri ne 60 vjec. Mos humbni kohë, por nëse ju dhemb koka kryeni ekzaminimet e duhura. Problemi gjen zgjidhje lehtësisht përmes mjekimeve”, thotë Mentor Petrela, shef i Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare.

Hemoragjia ne cipen e trurit shpesh eshte e trashegueshme, por ne disa raste ka dhe faktore te tjere te cilet behen shkak i saj, si hipertensioni apo dhe faktore te jashtem sic jane stresi qe tek shqiptaret tashme ehste bere pjese e jetes.

Mjeket  neurologe e cilesojne hemoragjine subaraknoidale si nje urgjence madhore  neurologjike e ne te shumten e rasteve edhe neurokirurgjikale. Ndaj mjeket rekomandojne vizite te mjenjehershme te mjeku pasi, nga  diagnoza e shpejte percaktimi i shkakut dhe eleminimi i tij varet  mbijetesa e pacientit por dhe cilesia e jetes se tij.

Top Channel