Gjarpërinj, papagaj dhe një ketër në aeroplan

08/12/2010 11:00

Një pasagjer hipi në avion duke pasur në çantën e tij katër gjarpërinj, 2 papagaj dhe një ketër, në një udhëtim 8-orësh, sipas policisë.

Canta u gjet në zonën tranzit të aeroportit të Abu Dhabi.

Policia nuk bëri të ditur emrin e pronarit të këtyre kafshëve, I cili kishte udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe nga Indonezia.

Gjithashtu, nuk janë bërë të ditur llojet e gjarpërinjve që ndodheshin në çantë, por ekspertët theksuan se zvarranikët nuk ishin helmues.

Top Channel