Prej fillimit të vitit në të gjithë botën llogariten 90 persona, viktima të sulmeve nga peshkaqenët. Brigjet më të rrezikshme janë në Amerikë, Australi dhe Afrikë të Jugut.

Viktima e fundit megjithatë është regjistruar në Sharm el Sheik dhe autoritetet lokale nuk kanë lejuar më pushuesit që të hidhen në ujërat e Detit të Kuq.

Sipas disa kërkuesve, që i referohet agjencia Reuters, afrimi jonormal në brigje i peshkaqeneve mund të jetë pasojë e varfërimit të faunës detare, që vjen prej peshkimit klandestin.

Sic bën të ditur biologu italian Marino Vacchi, sulmi ndaj njerëzve është një mënyrë normale e reagimit të peshkaqeneve kur u sulmohet territori i tyre.

Po ashtu peshkaqenët po zhduken, sepse pasi kapen nga peshkatarët, u pritet një pjesë e trupit dhe më pas hidhen sërish të gjallë në det.

Top Channel