Pema false kineze ndot sa një makinë

07/12/2010 10:30

Një pemë Krishlindje plastike që është prodhuar në Kinë ndot ambientin po aq sa një makinë.

Sipas ekspertëve një pemë e tillë ka materiale metalike dhe plastike të dëmshme.

Po ashtu këto lloj pemësh konsumojnë energji në procesin e prodhimit. Në total për prodhimin e një peme false clirohen në ajër 23 kilogramë anidrid karbonik. Mos harroni që një pemë plastike kërkon plot 200 vjet për t’u degraduar më pas në ambient.

Pema natyrale e kultivuar shpenzon energji për fertilizimin dhe punën e kopshtarëve, por ama gjatë periudhës së rritjes 5-6 vjecare, thith dioksid karboni dhe cliron oksigjen për 45 persona.

Ndaj këshilla në këtë prag festash është që të përdorni për shtëpinë, ambientin tuaj një pemë natyrale. Përpiquni që në hapësirat e lira të jeni vullnetarë për mbjelljen e pemëve dhe nëse keni kopshte pranë shtëpisë kushtojini vëmendje gjelbërimit që ju bën mirë për mushkëritë dhe jetën tuaj.

Top Channel