Ndalojeni, ime bijë është terroriste!

07/12/2010 14:50

Një grua denoncoi në polici vajzën e saj si një kamikaze, por e gjithë kjo skenë u krijua vetëm për t’i ndaluar së bijës të martohej.

Një 33-vjeare u ndalua në aeroportin e Moskës, para se të hipte në një avion drejt Marokut, ku do të martohej. Policia kishte marrë një sinjalizim të qartë dhe të rëndë: Ajo grua ishte terroriste dhe do të hidhte në erë avionin. Alarmi u dha përmes një telefonate anonime, pas së cilës ishte nëna e 33-vjecares.

Pasi u mor gjatë në pyetje, agjentët kuptuan se ajo nuk kishte asnjë lidhje me terrorizmin e aq më pak të kishte eksploziv me vete. Pasi u zbardh e gjithë cështja, 33-vjecarja mori një avion tjetër, u nis drejt Marokut, te bashkëshorti i ardhshëm.

Top Channel