“Si më katandisi 16-vjeçari i dehur”

06/12/2010 10:20

Një sulmi i egër eshte kryer ndaj Steven Cloack nga ana e një rrugaçi 16-vjeçar të dehur, në Angli.

Steven Cloak përfundoi me një pjesë balli që i mungonte pasi u rrëzua nga një grusht dhe u godit me shkelma në fytyrë duke pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe tru.

Kirurgët u detyruan të hiqnin një pjesë të madhe të ballit për të bërë ndërhyrjen e nevojshme.

Foto e Steven pas operacionit është aq shokuese saqë gjyqtari i çështjes, një vit më pare, nuk pranoi të merreshin në konsideratë sepse do të ndikonin në vendimin e jurisë. Por, familja e Steven i ka bërë tashmë publike për të treguar se kush është rezultati i dhunës në gjendje të dehur.

Autori i sulmit të dhunshëm, Jack Hobbs (tashmë 17 vjeç) i ka thënë jurisë në procesin gjyqësor: “Ai më doli përpara dhe po më shikonte. Mendova se do më godiste.”

Hobbs pritet të dënohet me 10 vjet heqje lirie nga një gjykatë në Exeter për dhunën e rëndë.

FOTO GALERI
1/2
Steven Cloack para operacionit për dëmtimin në kokë dhe tru

Top Channel