Mijëra vajza ëndërrojnë të jenë të bukura, të suksesshme e të dëshiruara në maksimum.

Por edhe pse suksesi më i madh i famës së tyre në disa raste i atribuohet pamjes që kanë, ja që edhe ato fshehin ndonjë difekt nën lëkurë. Si përshembull “pak” celulit.

E nëse në ndonjë rast publiku femëror është joshur prej pamjes së Jessica Albas, këngëtares magjëpsëse Cheryl Cole, Britney Spears, Beyonce Knoëles, Mischa Barton apo modeles Kim Kardashian; ngushëllimi vjen nga fakti se në trupin e tyre ka edhe shfaqje të joperfeksionit. Nëse nuk e dini: format e tyre të rrumbullakëta, janë të pushtuara nga celuliti.

Për të na përforcuar këtë zbulim, estetistja Arzu Ishik thotë se celuliti është më shumë i dukshëm tek femrat elegante sesa një trup femëror me ca kile tepër.

“Femrat e dobëta e kanë më shumë të dukshëm se të shëndoshat. Pasi tek të dytat për shkak të kileve të tepërta nuk bie shumë në sy”, thotë Arzu.

Përveç pamjes jo fort të dëshirueshme që krijojnë kokrrat dhjamore të depozituara nën lëkurë, ato janë tregues i një jete jo fort cilësore dhe i një mënyre të ushqyeri me aspak delikatesë për një femër që kërkon shumë nga vetja.

“Celuliti krijohet nga mungesa e aktivitetit dhe ushyerja keq”, shpjegon Arzu.

Mund të përfytyroni një femër pak të kaluar moshe kur mendoni për shfaqjen e celulitit! Kjo nuk është aspak e thënë. Armiku i vërtetë i lëkurës femërore mund të shfaqet shumë më herët sesa e mendoni.

“Tani shfaqet edhe tek vajzat e vogla, që 15 vjeçe. Sepse ato ushqehen keq dhe nuk bëjnë aktivitet fizik”, shprehet Arzu.

Më lart përmendëm rrugët që çojnë drejt një fiziku celulitoz dhe kuptohet sesi mund të parandalohet.

“Na duhet të kontrollojmë veten në pasqyrë. Nëse ka filluar celuliti të fillojnë trajtimin me celulitë më avash. Për shëmbull brenda javës dy herë, pastaj mund të shkojnë në palestër, bëjnë vrap, ecje me ritëm. Këto janë shumë mirë për luftimin e celulitit”, këshillon Arzu.

“Është më lehtë kur është në fillim sesa më vonë për ta luftuar. Megjithatë eleminim 100% nuk ka”, thekson Arzu.

Përmendëm diva të njohura, të muzikës, kinemasë dhe pasarelave botërore, format e bukura të të cilave kanë përfunduar nën pushtetin e celulitit. Edhe në Shqipëri kemi shumë të tilla. Për të mos bërë asnjërën të ndihet keq, Arzu na e ruan anonimatin e klienteve të saj, por thotë se shumë prej tyre kërkojnë ndihmën e estetistes për të luftuar celulitin.

“Zakonisht femrat e famshme shqiptare vijnë në fshehtësi dhe kërkojnë orare të veçanta”, tregon Arzu.

Por meqënëse përmendëm yjet hollivudiane, po shtojmë se në listën famëkeqe të bukurosheve që i lejojnë vetes pakëz celulit, bëjnë pjesë edhe Christina Aguilera, Sharon Stone, Jeniffer lopez, e shumë të tjera. Dhe nëse është e vështirë që në linjat e tyre të dallohet edhe gjurma më e vogël e këtij imperfeksioni? Fare thjesht, ato kanë ditur ta maskojnë atë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel