FB, më i pasur me dizajnin e ri

06/12/2010 15:45

Më shumë hapësirë për fotografitë dhe mundësi të reja për t’u anëtarësuar.

Këtë ofron dizajni i ri i FB, që ka vendosur të pasurojë faqet e profileve për t’i dhënë mundësi përdoruesve të tregojnë historinë e tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur në një intervistë për CBS, numri një i rrjetit social Mark Zuckerberg, që nuk ka përjashtuar një kuotim të ardshëm në bursë të shoqërisë.

Zuckerberg ka theksuar se ka refuzuar në 2006-ën një ofertë prej 1 miliard dollarësh nga Yahoo!.

Top Channel