Veshkë artificiale për transplantet

04/12/2010 15:25

Kërkuesi indian Shuva Roy ka krijuar një veshkë artificiale që mund të transplantohet.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “The Times of India” duke theksuar se organi është eksperimentuar deri tani në një laborator mbi gjitarë të vegjël.

Shkencëtari është në krye të një skuadre në Universitetin e Kalifornisë që ka kërkuar të zhvillojë testet e para mbi njerëzit.

Top Channel