Iran, zbulohet Ylli i Davidit në tarracën e ndërtesës

03/12/2010 10:10

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad është nxehur shumë pasi zbuloi Yllin e Davidit në tarracën e Iran Air, nje ndërtese pranë aeroportit ndërkombëtar të Teheranit.

Objekti është ndërtuar nga inxhinierë izraelitë para revolucionit islamik të vitit 1979.

Askush nuk e kishte pikasur Yllin, deri në zbulimin që iu bë duke vëzhguar me Google Maps. Pasi qëndroi ‘i fshehur’ për 40 vjet, ylli do të zhduket një orë e më parë, pas urdhërit të autoriteteve iraniane.

Top Channel