Dielli, filament magnetik prej 400 mijë kilometrash

03/12/2010 17:20

Një filament magnetik i gjatë më shumë se 400 mijë kilometra, është duke qarkulluar përreth Diellit, në zonën jug-lindore të tij.

Fenomeni është fotografuar nga vëzhguesi diellor i NASA-s, Sdo (Solar Dynamics Observatory) në orët e para të ditës së sotme.

Për astronomët nuk është një surprizë pasi prej shumë ditësh, një tjetër mision i NASA-s, Stereo B, është duke vëzhguar aktivitetin diellor.

Për momentin struktura e gjatë duket sikur qendron pezull në sipërfaqen e Diellit dhe nuk tregon shenja paqendrueshmërie.

Top Channel