Simpson: Dua të ndërtoj familje me Eric

02/12/2010 14:45

Jessica Simpson hedh poshtë thashethemet për shtatzaninë e saj, por ama ëndërron që të ketë një fëmijë nga bashkëshorti i saj i ardhshëm Eric Johnson.

“Dua të ndërtoj një familje me Eric. Entuziasmohem kur e mendoj”, tha këngëtarja dhe aktorja, e cila duket se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

Cifti ende nuk ka caktuar një datë për dasmen, por miqtë e tyre thonë se evenimenti do të ndodhë shumë shpejt.

Edhe familja e Jessica-s është shumë e lumtur për jetën e së bijës dhe mezi pret që ajo ta finalizojë dashurinë e saj të madhe në martesë.

Top Channel