Scherzinger: Nuk dua të martohem

Martesa nuk hyn në planet e Nicole Scherzinger, e cila nënvizon se marrëdhënia e saj me pilotin e Formula 1, britanikun Lewis Hamilton, është shumë mirë kështu siç është.

Kur pyetet se a do i pëlqente të martohej me Hamilton, Scherzinger thotë: “Jo… dua të them që jemi mirë kështu siç jemi.”

Në lidhje me profesionin e rrezikshëm të partnerit të saj, këngëtarja thekson: “Nuk di çfarë të them sepse nuk e kam idenë se çfarë ndjen ai kur piloton një makinë Formula 1. Unë kam makinën time Mercedes, por nuk kam ecur ndonjëherë me shpejtësi të larta kështu që nuk e di se sa e rrezikshme mund të jetë.”

“Sido që të jetë, unë e mbështes shumë atë në karrierën e tij”, përfundon Nicole.

Top Channel