Lohan “largon” paparacët

02/12/2010 19:25

Aktorja Lindsay Lohan, e cila po rehabilitohet në qendrën Betty Ford në Los Angeles, i ka kërkuar avokatëve të saj që të nxjerrin një urdhër për mbajtjen larg të fotografëve dhe reporterëve.

Sipas klinikës në të cilën Lohan po trajtohet për problemet e saj me drogën, një pjesë të fajit për incidentet e saj në timon e kanë reporterët, të cilët e ndjekin kudo dhe kjo gjë e pengon aktoren në kontrollin e makinës.

Kjo gjë e ka shtyrë Lindsay Lohan të ndërmarrë veprime ligjore, duke dërguar fotot e fotografëve në momentin që janë duke e ndjekur.

Top Channel