Në ankand teksti i Dylan

01/12/2010 16:30

Më 10 dhjetor “Sotheby” në Nju Jork do të nxjerrë në ankand tekstin origjinal me autograf të “The Times They are A-Changin”, një nga këngët më të famshme të Bob Dylan.

Dorëshkrimi, një fletë fletoreje e shkruar me laps, i takon vitit 1964.

Mendohet që teksti të shitet me një vlerë fillestare prej 300 mijë dollarësh.

Së bashku me “Blowin in The Wind”, “The Times They are A-Changin” është konsideruar si një himn i viteve 60-70.

Top Channel