Douglas rrëfen “ferrin” e tij

01/12/2010 09:10

Aktori Michael Douglas deklaroi në një intervistë për ‘The Hollywood Reporter’ se trajtimi ndaj kancerit ka qenë një “ferr i vërtetë”, por sëmundja ka bërë që të kuptojë “rëndësinë e familjes”.

Aktorit 66-vjeçar iu zbulua në gusht një kancer në fyt dhe që atëherë i është nënshtruar 3 sesioneve kimioterapeutike dhe 7 javëve radiacioni, të cilat Douglas i ka përshkruar si “një ferr”.

Vështirësisë së mjekimit, sipas Douglas, i është shtuar dhe përndjekja e paparacëve në shtëpinë e tij në New York dhe për këtë arsye ai vendosi të mos bëjë më shëtitjet e zakonshme, por të mbyllej në shtëpi për të mbrojtur intimitetin e tij.

Në muajt e fundit, tabloidët kanë ndjekur Michael Douglas në mënyrë që të kapnin foto ku të dallohej gjendja e tij e rëndë dhe madje është publikuar nga disa gazeta se aktori është në prag të vdekjes.

Gazetari që realizoi intervistën, Stephen Galloway, e përshkruan Douglas si një njeri “shumë të gjallë” gjatë bashkëbisedimit që zgjati 1 orë e 30 minuta.

Top Channel