Allen: Mendojnë se jam intelektual sepse mbaj syze

01/12/2010 09:40

Woody Allen, regjisori që ka më shumë se 30 filma në karrierën e tij kinematografike, mbush sot 75 vjeç.

Allen gjithmonë është parë si një intelektual, por vetë ai thotë në një intervistë për kanalin televiziv TCM se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

“Njerëzit mendojnë se jam intelektual sepse mbaj syze dhe jam elegant dhe ato pak role që kam pasur si aktor kanë qenë rolet e një intelektuali sepse kam një pamje të tillë, por në të vërtetë jam një tip i shtresës së ulët”, shprehet Woody Allen.

“Jam nga ata njerëz që rri në shtëpi me një birrë në dorë duke parë futboll amerikan”, thotë Allen në intervistën ku zbulon edhe gjërat që i pëlqejnë (kinematografia, filmat europianë, magjia) dhe ato nga të cilat ka frikë (vdekja).

Më tej regjisori thekson: “Nuk lexoj autorët rusë. I lexoja në mënyrë që të dukesha i zgjuar tek të dashurat e mia, por zemra ime gjithmonë ka qenë e zënë me futbollin amerikan.”

Top Channel