SIDA, yjet “vdesin” në FB e Twitter

29/11/2010 16:05

Lady Gaga e Justin Timberlake janë të gatshëm për sakrificën ekstreme, që do i shikojë “të vdesin” përkohësisht në FB e Twitter.

Dy artistët janë ndër yjet që kanë vendosur të braktisin miliona fansat e tyre për të mbështetur një mbledhje fondesh me rastin e ditës botërore kundër SIDA-s më 1 dhjetor.

Iniciativa, e nisur nga Alicia Keys, është bërë publike në shtypin amerikan dhe quhet “Digital Life Sacrifice”.

Top Channel