Pink: Më mungojnë sherret

29/11/2010 11:35

Këngëtaren Pink e ka marrë malli për “një sherr të vërtetë”.

Pink, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, tregon se i mungojnë kohët kur njerëzit konfliktoheshin fizikisht kur kishin keqkuptime.

“Më mungon një sherr i vërtetë. Kam disa vite që nuk rrah dikë dhe më ka marrë malli”, u shpreh Pink për ‘The Sun’.

“Dua të them që para disa kohësh mund të godisje me grushta dikë dhe të nesërmen ishit përsëri shokë. Ndërsa sot futen në mes avokatët, proceset gjyqësore… gjërat janë bërë të mërzitshme”, shtoi këngëtarja.

Top Channel