Jolie dhe Pitt festojnë ditëlindjen e djalit

29/11/2010 13:20

Angelina Jolie dhe Brad Pitt, së bashku me fëmijët Maddox (9 vjeç), Zahara (5 vjeç) dhe Shiloh (4 vjeç) kaluan një mbrëmje të bukur në një varkë në Paris për të festuar ditëlindjen e Pax.

Një dëshmitar i festës tha për revistën ‘People’: “Angelina ishte shumë e durueshme gjatë gjithë kohës dhe kishte gjithçka nën kontroll. Donte që çdo gjë të ishte perfekte.”

“Ndërsa Pitt ishte shumë i dashur dhe i sjellshëm me fëmijët”, shtoi dëshmitari.

Top Channel