Shitet në ankand pistoleta e James Bond

26/11/2010 12:15

Një pistoletë e përdorur nga Sean Connery në rolin e James Bond, në posterin e filmit “Nga Rusia me Dashuri”, është shitur në ankand për 277.250 paund.

Pistoleta e tipit “Walther” është shitur me një cmim 10 herë më të lartë nga sa mendohej, në ankandin e organizuar nga Christie’s.

Ndërkohë, shitja e një kostumi të rrallë i personazhit të filmit “Lufta e Yjeve”, Darth Vader ka dështuar.

Parashikimet për kostumin, i cili ofrohej nga një koleksionist amerikan, ishin se ai do të shitej të paktën 230 mijë stërlina.

Ndërkohë, një tjetër pistoletë e James Bond, e cila u shfaq në filmin e vitit 1974 “Burri me Pistoletën e Artë”, u shit për 15 mijë stërlina.

Top Channel