Vajza shumë e dëshiruar nga Gianna Nannini erdhi në jetë. Sot në mëngjes këngëtarja e famshme italiane lindi beben që e ka quajtur Penelope, në spitalin e Milanos.

Shtatzania e Nannini-t u diskutua shumë në muajin gusht për shkak të moshës së saj 54-vjecare. Megjithatë artistja nuk u tremb nga diskutimet po coi përpara me shumë dëshirë dhe kënaqësi shatzaninë e saj.

“Të gjithë harruam për të drejtat dhe liritë që secili prej nesh gëzon dhe për dëshirat dhe qëllimet që ai kërkon të realizojë në jetë”, tha Nannini asokohe duke reaguar ndaj zërave kundër saj.

Top Channel