Eva fshin kujtimet e Tony-t

25/11/2010 12:30

Nuk do më asnjë shenjë në trupin e saj që t’i kujtojë ish-bashkëshortin Tony Parker. Eva Longoria është në kërkim të një profesionisti për heqjen e tatuazheve.

“Desperate Housewife” kërkon të fshijë të kaluarën. Do të heqë tatuazhin “Nine”, numrin e fanelës që mban Parker me San Antonio Spurs, si dhe datën e martesës 7/07/07, të shënuar në pjeën e brendshme të pulsit të djathtë.

Ndërkohë një burim anonim nga ekipi i Spurs thotë se disa lojtarë dhe trajneri Gregg Popovich, janë të bezdisur prej sjelljes së Tony-t.

Top Channel