Di Caprio: “Inception”, i ngatërruar

25/11/2010 18:00

Aktori Leonardo di Caprio zbulon se filmi i tij i fundit “Inception” kishte skenar të ngatërruar.

“Kishte momente gjatë xhirimit, sidomos në skenat e para të filmit, ku gjithçka bëhej konfuze. Unë pyesja vazhdimisht dhe sa më shumë flisnim, aq më shumë filloja të kuptoja”, u shpreh Di Caprio.

Aktori, i cili interpreton rolin kryesor në këtë film, ka shpenzuar shumë kohë me regjisorin Christopher Nolan për të kuptuar filmin.

Sipas stafit realizues të filmit, pikërisht kjo punë e Di Caprio e ka bërë filmin më të qartë dhe të kuptueshëm për audiencën.

Top Channel