John Travolta, sërish baba

24/11/2010 12:30

John Travolta dhe Kelly Preston janë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre, Benjamin.

Cifti, i cili humbi djalin 16-vjeçar Jett në janar të 2009, nxorri një komunikatë në të cilën shkruhej: “John, Kelly dhe vajza Ella Bleu janë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të pjesëtarit më të ri të familjes. Nëna dhe fëmija janë të shëndetshëm.”

John Travolta e ka quajtur lindjen e fëmijës “një mrekulli.”

“E kemi provuar për kaq kohë të bënim një fëmijë tjetër dhe nuk besonim se mund të ndodhte më”, është shprehur aktori 56-vjeçar në deklaratat e mëparshme.

Top Channel