Sheen denoncon aktoren pornostar

23/11/2010 14:30

Charlie Sheen, aktori amerikan, protagonist në filmin kult ‘Hot Shots’ dhe ‘Wall Street’, ka denoncuar pornostari-n Capri Anderson se tentoi që t’i zhvasë një milionë dollarë, duke kërcënuar se do t’i nxirrte në publik një skenë të sajuar dhune gjatë një nate të kaluar bashkë në një hotel të Neë York, disa muaj më parë.

Denoncimi zyrtar mbërriti nga Gjykata e Lartë e Los Angeles.

Gjatë pjesëmarrjes në programin amerikan ‘Good Morning America’, Anderson deklaroi se është keqtrajtuar nga Sheen në mënyrë tepër të dhunshme.

Në muajin tetor aktori Sheen u gjet në gjendje të dehur dhe pa ndjenja në një dhomë të hotel Plaza në New York.

Top Channel