Sean Penn, vlerësim në festivalin e Dubait

23/11/2010 16:50

Sean Penn do të marrë çmim në Dubai International Film Festival. Më 12 dhjetor gjatë ceremonisë së hapjes, aktori dy herë fitues i Oscar, do të marrë çmimin Lifetime Achievement.

Mes impenjimeve të tij më të fundit është fondacioni i organizimit të ndihmave humanitare për Haitin, J/P Haitian Relief Organization.

Kjo ndërmarrje po menaxhon kampin më të madh të refugjatëve në Port-au-Prince.

Top Channel