Klum dhe partneri, të kundërt

22/11/2010 15:35

Thuhet që të kundërtat tërhiqen. Për modelen Heidi Klum kjo nuk është vetëm një thënie, por një fakt.

Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë shumë pak gjëra të përbashkëta, por ndajnë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin.

“Një nga arsyet se pse ndihemi mirë me njëri-tjetrin është se jemi krejtësisht të ndryshëm. Unë jam e padurueshme dhe nuk më pëlqen të rri për shumë kohë në të njëjtin vend, ndërsa ai është personi më i duruar që kam njohur ndonjëherë”, tregon Klum.

Më tej, vazhdon: “Ai mund të qëndrojë duke i shpjeguar një gjë fëmijëve për orë të tëra, ndërsa unë jam tipi që them ‘Kjo gjë është kështu dhe pikë!’”

“Kemi pasione të ndryshme, por e duam dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, përfundon Heidi Klum.

Top Channel