Parker, i ndërgjegjshëm për vendimin e Evës

20/11/2010 10:20

Tony Parker nuk është habitur me vendimin e së shoqes Eva Longoria për t’u ndarë.

Privatisht ai ka folur më parë me yllin e “Desperate Housewives”, për këtë vendim të sajin, duke qenë se gjërat mes ciftit prej kohësh nuk shkonin mirë.

“Unë dhe Eva kemi diskutuar shpesh për situatën tonë dhe unë e dija që ajo do të kërkonte divorcin”, thotë basketbollisti i njohur.

Parker nuk thotë asnjë fjalë lidhur me tradhëtinë me gruan e shokut të skuadrës, por thotë se kjo është një periudhë shumë delikate për të, ndaj kërkon që të përqendrohet vetëm te ndeshjet që e presin ditët në vazhdim.

Longoria ka vendosur të ndahet me të shoqin më 17 nëntor. Në profilin e saj në Twitter, ajo ka shkruar: Me trishtim të madh, unë dhe Tony pas 7 vitesh bashkë kemi vendosur që të ndahemi. Duhemi shumë dhe lutemi për lumturinë e njëri-tjetrit”. Megjithatë Eva duket shumë e lënduar nga tradhëtia e të shoqit.

Top Channel