MTV, Lady GaGa fiton tre cmime

08/11/2010 14:10

Lady GaGa triumfon në MTV Europe Music Awards,por si snobe që është nuk mori pjesë në festën madrilene të Caja Magica.

Lady GaGa mori tre cmime si artistja më e mirë femër, artistja më e mirë e muzikës pop si dhe këngëtarja më e mirë. Prania e saj në këtë event ishte virtualisht, përmes një lidhjeje nga Budapesti ku ndodhej për koncert.

MTV  Europe Music Awards u drejtua nga Eva Longoria, aktorja e famshme e «Desperate Housewives». Ajo u shfaq në skenë e veshur si proshutë, më pas si femër shumë seksi, si edhe me uniforme basketbolli.

Ndërkohë Katy Perry nga pesë kandidatura fitoi vetëm atë për videon më të mirë, duke dale e zhgenjyer nga ky koncert madheshtor.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA