Historiku i vizave

08/11/2010 12:10

Në samitin e famshëm të Selanikut në qershor 2003, ku Bashkimi Evropian konfirmoi perspektiven europiane për Ballkanin Perëndimor u proklamua edhe nje angazhim tjeter.

Ne qershor 2003, Bashkimi Europian njohu rëndësinë e perspektives per liberalizimin e vizave per popujt e Ballkanit Perendimor. Pas kesaj deklarate u deshen edhe 4 vjet e gjysme te tjera per nje hap konkret. Pas negociatash te shumta dhe jo te lehta, me 1 janar 2008 hyri ne fuqi lehtesimi i regjimit te vizave.

Kjo do te thoshte qe per studentet, gazetaret, shkencetaret dhe biznesmenet e Ballkanit Perendimor, perfshire Shqiperine, duheshin me pak dokumenta per te marre nje vize Shengen dhe se viza do te ishte falas. Pas lehtesimit te regjimit te vizave per Shqiperinë dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor do te duheshin edhe 6 muaj te tjere qe Komisionit Europian t’i hapej drita jeshile per t’u paraqitur vendeve te Ballkanit Perendimor udherrefyesin per nje regjim pa viza.

Me 3 qershor 2008, zevendespresidenti i Komisionit Europian Franco Frattini prezantoi ne Tirane udherrefyesin, permbushja e kushteve per te cilin do te conte ne heqjen e vizave per Shqiperine. Franko Frattini parashikoi nje kohezgjatje prej nje vit, por Shqiperise, e cila nuk kishte nisur ende prodhimin e pasaportave biometrike, do t’i duhej nje kohe me e gjate. Keshtu, me 19 dhjetor 2009, shqiptaret dhe boshnjaket, nuk munden te gezonin levizjen pa viza si serbet, malazezet dhe maqedonasit. Do te duhej gati edhe nje vit qe, pas verifikimeve te shumta ne terren, me 15 shtator 2010 Komisioni Europian te shpallte se Shqiperia i kishte permbushur kriteret per liberalizimin e vizave.

Pas kesaj, me 7 tetor ishte vota historike ne Parlamentin Europian, qe  i hapi rrugen votes tjeter historike ne Bruksel, e cila do te beje te mundur qe pas pak ditesh, shqiptaret te udhetojne pa viza, te lire ne hapesiren Shengen.

Top Channel