Berisha: Plotësuam kushtet

07/10/2010 15:00

Një ditë krenarie dhe dinjiteti për shqiptarët. Kështu e përkufizoi kryeministri Sali Berisha votën e Parlamentit Europian për heqjen e vizave me Shqipërinë. (UPDATE)

Nje vendim epokal, qe sipas kryeministrit Berisha u bazua ne meriten e reformave te qeverise per te permbushur kushtet e vena dhe ne zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme.

“Ky vendim eshte votebesimi me i fuqishem, me suprem i tempullit te demokracise europiane ndaj suksesit te reformave te thella e te gjithanshme, te ndermarra nga qeveria shqiptare. Ky votebesim historik u be i mundur nga lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe shnderrimi i Shqiperise ne nje nder vendet me te sigurta ne rajon e me gjere. Ky vendim epokal u be i mundur nga lufta me zero tolerance ndaj korrupsionit. Vota e sotme u be e mundur nga zgjedhjet e 28 qershorit, respektimi i plote i te gjitha lirive politike dhe lirive te tjera ne kete vend”, tha Berisha.

Duke permendur reformat ne fushen e dokumentave biometrike dhe per vendosjen e sistemeve te larta te sigurise ne pikate  kalimit kufitar, kryeministri Berisha beri falenderime te gjata jo vetem per qytetaret shqiptare, por edhe per te gjithe institucionet europiane te perfshire ne vleresimin e Shqiperise per heqjen e vizave dhe garantoi vendet anetare se Shqiperia do te beje gjithcka per te mos u krijuar shqetesim me azilkerkues, pas heqjes se vizave.

Konferenca e kryeministri Berisha per heqjen e vizave pati edhe nje mesazh tjeter te rendeishem. I pyetur nga gazetaret per keqardhjen e shprehur nga ambasada amerikane qe opozita zgjodhi te mos votoje projektligjin e Gjykates Administrative, kreu i qeverise ftoi kreun e opozites te votojne bashke ligjin, pa humbur kohe.

“Lidhur me deklaraten e djeshme, une nuk dua ta beje kete ceshtje te nje debate. Ajo cka une dua ketu, eshte te ftoj dhe nje here zotin Rama te votojme ligjin per gjykaten administrative, si menyra me e mire per te korrigjuar gabimin e bere dhe per te shprehur edhe nje pendim, eshte te votojme kete ligj. Pa hyre ne aspekte te tjera, do te jete pergjigja me e mire, qe ta votojme lligjin ne seancen e pare te parlamentit. Mbledhim edhe parlamentin perpara kohe, nese do opozita dhe votojme te gjtha amendamentet qe ajo do. E rendeishme eshte qe gykata te funksionoje ne parimet e paanesise dhe drejtesise”, tha Berisha.

Top Channel