Presidenti amerikan Brack Obama ka garantuar homologun kosovar Fatmir Sejdiu, se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën.

Dy presidentët u takuan në pritjen tradicionale që presidenti Obama organizon me liderët e shteteve të ndyshme cdo vit në Nju Jork.

“Do të jemi me ju dhe do t’ju përkrahim në vazhdimësi”, i ka thënë Obama presidentit Sejdiu.

Nga ana e tij kreu i shtetit kosovar ka shprehur falenderimet e tij më të përzemërta për këtë ndihmë të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, edhe nënsekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg ka deklaruar po në Nju Jork, se qëndrimi amerikan mbi statusin e Kosovës nuk do të ndryshojë.

“Nuk duhet të ketë paqartësi lidhur me qëndrimin amerikan, se Kosova është e pavarur dhe sovrane”, ka theksuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA