Kreu i Kushtetueses, Ligjet kalojnë dekretin

22/09/2010 10:45

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dhe kaloi për miratim në kuvend dekretin e presidentit për kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni miratoi pa kundërshtime kandidaturën e Bashkim Dedës, si kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Pritet që në seancën e radhës të kryhet votimi në kuvend për këtë emër të zgjedhur nga presidenti i Republikës Bamir Topi.

4 muaj pasi mori votëbesimin e mazhorancës dhe bëri betimin tek presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari Bashkim Dedja është emëruar nga Presidenti, Kryetar i Gjykates, qe garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.

Top Channel