Gërdeci, dëshmojnë punëtorët

17/09/2010 16:15

Andi Belliu ish-kryetar i Shoqates se Punetoreve te Gërdecit ka deklaruar gjatë dëshmise së tij në procesin gjyqësor për tragjedinë e 15 marsit 2008, se një prej administratorëve amerikanë e kishte lajmëruar të mos vazhdonte më punën në Gerdec, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Belliu, gjate deshmise rrefeu, se amerikanin Rod Tejler, administratorin lokal te firmes SAC, e kishte njohur ne Vore, ne qendren e tij te internetit. Duke qene se i ofronte internet per nje kohe te gjate Tejler i kishte ofruar pune deshmitarit, per gjashte muaj me radhe qe të kryente demontimin e fishekeve me kaliber te vogel, nderkohe qe kjo kontrate sipas Belliut, u nderpre pasi filloi faza e dyte e demontimit, ajo e fishekeve te nje kalibri te madh.

Sipas Belliut, Tejler i kishte thene se eshte teper e rrezikshme dhe se rrinte ne zyren e tij ne Gerdec vetem pak sekonda dhe se dilte menjehere per shkak te pasigurise se madhe.

Belliu tha se ne fazen e dyte te ketij projekti Tejler nuk punonte me, por ishte duke ambalazhuar makinerite e demontimit te fishekeve te vegjel per t’u larguar nga Shqiperia. Belliu, tha se ne castin e shperthimit amerikani ka xhiruar dhe se nje kopje ja kishte dhuruar atij. Kete kopje Belliu ja kishte dhuruar medias.

Top Channel