Raporti i OSBE-së: Kriza politike vazhdon

09/09/2010 15:30

Raporti 6 mujor mbi zhvillimet në Shqipëri i ambasadorit te OSBE-së, Robert Bosch përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, nuk ndryshon shumë nga i i mëparshmi, përsa i përket situatës aktuale politike në Shqipëri.

Kane ndryshuar ngjarjet, duke dhene detaje per bisedimet mes demokrateve dhe socialisteve ne Tirane dhe Strasburg per zgjidhjen e ngercit politik, por nuk ka ndryshuar perfundimi. Ambasadori Bosch ka informuar keshillin e perhershem te OSBE-së ne Vjene se ngerci politik mbetet ende i pazgjidhur dhe se dy partite kryesore ne vend nuk po gjejne kompromis per menyren e hetimit te zgjedhjeve te kaluara, duke mos kapercyer mosmarrëveshjet per fletet e votimit. Raporti nuk mban qendrim per t’i dhene ose jo te drejte paleve te perfshira ne debat, por thekson rendesine e nisjes se punes per reformen elektorale, te bazuar tek rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, ne funksion te zgjedhjeve lokale te 8 majit 2011.  

“Rekomandimet e ODIHR-it dhe sugjerimet e tjera për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit duhet të zbatohen sa më shpejt.  Praktika më e mirë ndërkombëtare sugjeron që kjo reformë duhet të përfundohet rreth gjashtë muaj përpara zgjedhjeve. Meqë zgjedhjet vendore janë planifikuar për t’u zhvilluar në maj 2011, kjo do të thotë që puna duhet të përfundojë brenda nëntorit 2010”, thuhet në raport.

Por pertej ndryshimeve te kodit Elektoral, ne funksion te permiresimit te procesit, ambasadori Bosch thekson ne raport se celesi i arritjes se standarteve nderkombetare te zgjedhjeve, qendron ne duart e partive politike, te cilat administrojne procesin elektoral ne Shqiperi.

“Në të vërtetë, standardet e zgjedhjeve shqiptare janë të ngritura në themel mbi vullnetin e mirë politik të ndërtuar nga vetë klasa politike. Sistemi i administratorëve të zgjedhjeve, të caktuar politikisht, ka qenë një arsye kyçe shqetësimi dhe, megjithëse herët a vonë Shqipëria, më në fund, mund të kalojë në një sistem jopartiak të administrimit të zgjedhjeve, një vullnet më i madh politik do të nevojitet për të garantuar përmbushjen e plotë të standardeve ndërkombëtare, në zgjedhjet e ardhshme për qeverinë vendore. Pas 20 viteve të gjata tranzicioni, publiku shqiptar pret që udhëheqësit e tij politikë t’i japin fund kapitullit të zgjedhjeve të kontestuara”, thuhet më tej në raport.

Pervec debatit politik, raporti i OSBE-se, prek edhe sistemin e drejtesise, duke theksuar se pavaresia e gjyqesorit mbetet ende nje sfide. “Megjithe deklaratat publike rreth nevojes per te perzgjedhur gjyqtaret me te mire te mundshem, emerimeve dhe transferimeve ne gjyqesor, shpesh u mungon transparenca”-thuhet ne raportin e OSBE-se.  Ndersa per luften kunder korrupsionit ne raport shkruhet se ajo mbetet nje perparesi kryesore kombetare dhe se jane bere permiresime ne legjislacionin kunder korrupsionit. Megjithate, raporti nxjer ne pah kritikat e dy insitucioneve te pavarura ndaj prokurorise per te mos hetuar zyrtaret e larte.

“Viti i shkuar ka parë një rritje në ndjekjen e suksesshme penale të zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm me akuzën e korrupsionit. Përpjekjet për të ndjekur zyrtarë të lartë, megjithatë, mbeten më modeste, me organet shtetërore kundër korrupsionit si Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit që kritikojnë mungesën e ndjekjes së mëtejshme nga Prokuroria, ku janë përcjellë dosje të figurave të larta të dyshuara për korrupsion”, shton raporti.

Raporti i OSBE-së veren gjithashtu se per shkak te mungeses se dialogut politik eshte bere i pamundur miratimi i disa ligjeve te rendesishme ne parlament, per te cilat duhen 84 vota, duke  penguar keshtu progresin e axhendes se integrimit te vendit.

Top Channel