Baxhaku: 14 shtatori u shfrytëzua politikisht

09/09/2010 22:55

Duke diskutuar në “Top Story” mbi ngjarjet e shtatorit të ’98, analisti dhe gazetari Fatos Baxhaku, një ndër dëshmitarët e asaj kohe, deklaron se situata e krijuar në atë periudhë, u shfrytëzua politikisht.

Por pohimit të zotit Baxhaku iu kundërvu një ndër personazhet e atyre ditëve, Ekrem Spahija. Zoti Spahija tha se u kërkua zgjidhje politike pasi institucionet ishin braktisur dhe kryeministri kishte përfunduar në Maqedoni.

“Kërkuam zgjidhje politike sepse institucionet ishin braktisur. Me kë të bisedonim ne? Ish-kryeminisrtri përfundoi në Maqedoni. Ndjehem krenar për atë ditë sepsa kam patur ndikim tek ato turma për të qetësuar situatën në momentin që u kthyem tek Skëndërbej. Kam bindje që ajo ishte e organizuar jo nga opozita, por nga pushteti”, deklaori Spahija.

Ndërkohë, ish-deputeti demokristian, Frrok Gjini në mbyllje të “Top Story” apeloi që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në historinë e popullit shqiptar.

“Nuk do doja që të ndodhin. Ngjarje të tilla të mos ndodhin më”, tha Gjini.

Top Channel