Vushtrri, vështirësitë e një familjeje të varfër

08/09/2010 16:55

Familja Krasniqi nga fshati Ceceli në komunën e Vushtrrisë është më fat.  Në mesin e 9 anëtarëve të familjes ka një fëmijë që shkon në shkollë.

Shkollimi i djalit është edhe shpresa e familjes. Nisja e tij në shkollë gjatë mëngjesit angazhon të gjithë anëtarët e familjes.

Përveç panoramës së bukur të natyrës, ky fshat nuk ofron asnjë kusht elementar jetese. Ebubeker Krasniqi tani është në klasën e 7. Ai për çdo ditë përshkon rrugën me kalë për të shkuar në shkollën e tij e cila gjendet ne qendër të fshati, 7 kilometra larg.

Beka tregon se i duhet gjysmë orë të ecë deri në rrugën me asfalt dhe për 30 minuta mbërrin në shkollë. Ai tregon se në dimër trashësia e borës është e madhe dhe se rruga bllokohet. Mesi i rrugës është edhe fundi i rrugëtimit me kalë.  Teksa i atij i tij, rikthen karrocën në shtëpi, Ebubeker vazhdon rrugëtimin në këmbë i shoqëruar nga e motra.
 
Rruga e gjatë e cila kalohet vetëm me këmbë dhe me kalë, nuk është problemi i vetëm. Në thellësi të këtij fshati malor, shtëpia e vjetër e familjes Krasniqi për shumë vite nuk ka energji elektrike. Të ardhurat mujore janë 75 euro ndihme sociale ndërkohë asnjë anëtar i familjes nuk është i punësuar.  Kjo edhe ka bërë që vajzat e familjes të mos shkollohen, madje të mos dijnë as shkrim-lexim.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA