Vrasësit të Lennon i refuzohet liria
08/09/2010 10:45
Vrasësi i John Lennon do të qëndojë në burg, 30 vjet pas vdekjes së pjesëtarit legjendar të Beatles.
Komisioni kompetent për vlerësimin e sjelljes së të dënuarve ka refuzuar për herë të gjashtë kërkesën e Mark David Chapman, për të qenë i lirë.
Chapman kërkoi lirinë me motivacionin se kishte treguar norma të larta civile e megjithatë komisioni, sipas CNN-së, vendosi që ai të qëndrojë në burg pavarësisht kërkesave të vazhdueshme.
‘New York Daily News” shkruan se Komisioni ka marrë 75 letra kundër lirimit të Chapman, mes të cilave edhe një prej vejushës së Lennon, Yoko Ono.
Muajin e shkuar Ono deklaroi se Chapman është një rrezik për jetën e saj, të fëmijëve, të njerëzve te tjerë dhe të komunitetit.
Top Channel