Nesër është festa e Bajramit që shënon mbylljen e muajit të Ramazanit, duke i dhënë fund agjerimit dhe sakrificës së besimtarëve myslimanë.
Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muca ka uruar besimtarët për festën e Bajramit.
“Pas një muaji të nxehtë veror erdhi edhe fundi i muajit të Ramazanit, kur myslimanët e gjithë botës mbyllin agjerimin dhe mund të festojnë festën e Bajramit. Kjo festë duhet të kalojë në harmoni dhe njerëzit duhet të falin njëri-tjetrin. Uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, gëzuar për shumë vjet festën e Bajramit”, ka uruar Muca.
Ndërkohë, një urim besimtareve u ka dhënë edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. “Të frymëzohemi për besimtarin, që mbyll muajin e Ramazanit dhe pret të shijojë festën e Bajramit”, është shprehur ai.
Top Channel