Pakistan, rritet numri i viktimave nga sulmi

04/09/2010 09:35

Policia pakistaneze thotë se numri i viktimave pas sulmit të së premtës në një lagje Shiite ka arritur në 65 pasi gjatë natës ndrruan jetë disa nga personat që ishin të lënduar rëndë.

Liderët e shiitëve kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme në qytetin Keta ku ka ndodhur sulmi si protestë për sulmin ndërsa shkollat do mbesin të mbyllura gjatë ditës e cila është shpallur ditë zie.

Talibanët kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin i cili ndodhi pas sulmit të parë kundër shiitëve në qytetin Lahore të mërkuren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA